Shqiptaret per Shkupin
Organizata Shqiptaret per Shkupin, merr iniciativen per nenshkrimin e peticionit ne mbrojtje te qytetit shqiptar te Shkupit.
Permes ketij peticioni ne populli shqiptar dalim ne mbrojtje te Shkupit Shqiptar nga planet e rrezikshme per deshqiptarizimin e Shkupit.
Projekti i mbeshtetur nga Qeveria e Maqedonise, i ashtuquajtur "per rregullimin e qendres se qytetit" ne realitet eshte projekt per shkaterrimin e vlerave dhe mohimin e historise dhe realitetit shqiptar te Shkupit.
Zhvendosja e shtepise se familjes Bojaxhiu perkatesisht te Nenes Tereze dhe plani per ndertimin e kishes ortodokse mbi themelet e asaj shtepie. Pastaj enciklopedia e Akademise se Shkencave dhe Arteve te Maqedonise e cila shtremberoi historine dhe fyeu rende vlerat dhe traditat tona, e shume e shume projekte provokuese te tjera qe po i harton cdo dite e me shpesh politika zyrtare e Maqedonise, jane vetem disa nga perpjekjet e tyre te shumta per te sllavizuar tokat autoktone shqiptare. Eshte kjo linje famekeqe e Garashanineve, Cubrilloviqeve e Millosheviqeve per te cilen besuam se mbaroi me zhberjen e ish-Jugosllavise.
Nuk ka dyshim se kjo politike hegjemoniste qe po rishfaqet ne kokat e disa lidereve maqedonas flet per erresiren e mendjes se tyre nderkohe qe drita e gjithe rajonit eshte ne integrime euroatlantike.
Andaj ju ftojme te gjitheve qe te dalim ne mbrojtje te Shkupit shqiptar duke ju bashkuar ketij grupi dhe duke e nenshkruar kete peticion:
Vetem te bashkuar do ta mbrojme dhe fuqizojme kombin tone!
Organizata Shqiptaret per Shkupin
p.s. Ju lutem shperndajeni sa me shume!