Kërkojmë veprim urgjent nga Qeveria dhe komunat e Kosovës për strehim, trajtim veterinar dhe kujdes për qentë endacakë!

    Qentë endacakë në Kosovë kanë nevojë për strehim, trajtim veterinar dhe kujdes. Ne, qytetarët që nënshkruajmë këtë peticion, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës dhe komunave të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të koordinohen për zbatimin e tyre.

    Kërkojmë që:

    * Komunat të sigurojnë menjëherë strehim emergjent për qentë e lënduar, të sëmurë dhe ata që rrezikohen nga i ftohti.
    * Të sigurohen trajtim veterinar, ushqim, ujë dhe kujdes i përditshëm, me kapje dhe transport human.
    * Të caktohen ekipe që reagojnë në terren dhe një numër publik ku qytetarët mund të raportojnë rastet urgjente, braktisjen dhe keqtrajtimin.
    * Qeveria dhe komunat të publikojnë një plan të përbashkët me buxhet, afate dhe përgjegjësi të qarta për sterilizimin, vaksinimin, identifikimin dhe adoptimin e qenve.

    Kërkojmë që masat emergjente të nisin menjëherë dhe që institucionet t’u përgjigjen publikisht këtyre kërkesave me afate konkrete.
    assinar petição
    assinar petição
    O seu JavaScript está desativado. Sem ele, nosso site pode não funcionar corretamente.

    política de privacidade

    ao assinar, você aceita o termos de serviço da Care2
    Você pode gerenciar suas assinaturas de e-mail a qualquer momento.

    Está tendo algum problema?? Avise-nos.