Kriminelet nuk duhet te flasin per drejtesine.

  • von: Huana Kurti
  • empfänger: Presidentit te Shqiperise, Z. Bujar Nishani; Kryeministrit te Shqiperise Z. Edi Rama; Avokatit te Popullit Z. Igli Totozani

Ne, njerëzit e thjeshtë duhet t’a marrim Shqipërinë në dorë! Shqipëria është e jona, e duam shumë por e duam të pastër, moralisht të pastër.

Ankohemi çdo ditë kafeneve për padrejtësitë që kanë ndodhur gjatë komunizmit dhe për ato që vazhdojnë e ndodhin çdo ditë. Jemi ne që mund t’a ndryshojmë këtë realitet. Jemi ne!

Pastrimi fillon me një të vërtetë që thuhet për një padrejtësi, me një të vërtetë që thuhet për një korrupsion, me një të vërtetë për një krim…..e lista vashdon, fatkeqësisht shumë e gjatë. Ju lutem, t’a fillojmë pastrimin e Shqipërisë së bashku. Çdo ditë një kriminel më pak në rrugët e Shqipërisë, kjo duhet të jetë motoja jonë. Në qoftë se bëhemi bashkë, një mbas një ne mund t’a pastrojmë Shqipërinë. Ju ftoj të nënshkruani këtë peticion për një kriminel që jo vetëm nuk është denuar, jo vetëm nuk ka kërkuar të falur për krimet që ka bërë, por ai është profesor i të Drejtës Ligjore, në Akademinë e Policisë së Shtetit. Ai është hetuesi KOSTA GAZELI. Një ndër shumë viktimat e tij i nderuari Z. Gëzim Peshkëpia. Jemi ne që mund t’a ndryshojmë këtë realitet. Jemi ne!

 

I nderuar President i Shqipërisë Z. Bujar Nishani,

i nderuar Kryeminister i Shqipërisë Z. Edi Rama,

i nderuar Avokat i Popullit Z. Igli Totozani.

 

Ju lutem shkarkojeni ish hetuesin Kosta Gazeli nga puna.

Petition unterzeichnen
Petition unterzeichnen
Sie haben JavaScript deaktiviert. Es kann sein, dass Ihre Website ohne JavaScript nicht richtig funktioniert.

Datenschutzpolitik

Wenn Sie hier unterzeichnen, akzeptieren Sie die Nutzungsbedingungen von Care2
Sie können Ihre E-Mail-Abonnements jederzeit verwalten.

Sie haben Probleme, dies zu unterzeichnen? Informieren Sie uns.